Bjellorusi, arrestohet aktivistët opozitarë

14/07/2011 10:30

Autoritetet bjelloruse kanë arrestuar dhjetëra njerëz të mërkurën në
mbremje, pasi kishin marrë pjesë në protestat anti-qeveritare në Minsk
dhe qytete të tjera.

Protesta u zhvillua në përgjigje të thirrjes nga një grup në Internet – Revolucioni nëpërmjet rrjetit social.

Raportet thonë se policia sekrete ka mbushur sheshet kryesore disa orë para fillimit të protestave, duke kryer arrestime paraprakisht.

Presidenti Aleksander Lukashenko nisi të godasë opozitën pas shpërthimit të protestave masive kundër rizgjedhjes së tij.

Top Channel