News Int. mohon akuzat

13/07/2011 00:40

Kompania News Int. mohoi akuzat se ka përdorur metoda të jashtëligjshme për të siguruar informacione “delicate” në lidhje me ish-kryeministrin laburist, Gordon Braun.

Sipas BBC-së, si tabloidi Sun dhe Sunday Times kanë mohuar akuzat e hedhura ndaj tyre duke thënë se nuk kanë shkelur asnjë ligj në nxjerrjen e informacioneve për ish-kryeministrin Braun.

Akuzat ndaj dy gazetave u ngritën pas skandalit që shpërtheu me News of the World, e cila shfrytëzonte përgjimet e paligjshme për të marrë informacione të detajuara nga figurat publike.

Top Channel