Festivali orkestrave frymore

13/07/2011 13:20

Nga data 9 deri më 15 korrik në Sarandë dhe Himarë po mbahet edicioni i
gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore. Në këtë event
artistik veror marrin pjesë rreth 300 artistë nga vende të ndryshme.

Protagonist të mbrëmjeve të kaluara ishin instrumentistët e Orkestrës Filarmonike të Zyrihut, si dhe Orkestra Frymore e Bashkisë së Igumenicës, kuinteti “Çesk Zadeja”, Fanfara Tirana, orkestrat frymore të bashkive Korçë, Berat e Shkodër.

Interpretimi i klarinetistit të mirënjohur grek Spiros Muriqis ka tërhequr vëmendjen e publikut të madh në numër që po ndjek këtë event. Drejtuesi i jurisë që është një nga autoritetet më të rëndësishme botërore në fushën e orkestrave frymore, Gregory Jones thotë për Top Channel se është përballur në Shqipëri me një atmosferë shumë të këndshme.

Megjithatë duke shpjeguar planet e tij të ardhshme të bashkëpunimit Jones thotë se pritet që bashkëpunimi të vijojë me një projekttë madh mbarëkombëtar që do të synojë të propozojë krijimin e orkestrave frymore në cdo shkollë të mesme të këtij vendi dhe në cdo qytet.Festivali Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore ishte eventi i vetëm artistik veror që po zhvillohet këtë vit në Sarandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA