Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Mocioni kundër Rupert Murdoch, i paraqitur nga lideri i opozitës Ed Miliband në Dhomën e Ulët, është miratuar.
Mocioni i bënte thirrje Murdoch që të tërhiqte ofertën e tij për blerjen e plotë të platformës satelitore BSkyB, “në interes të publikut”, pas skandalit të përgjimeve.
Grupi i Murdoch kishte njoftuar më herët, ende pa u aprovuar mocioni, tërheqjen e tij nga ky projekt, për shkak të klimës së rëndë politike.
Ndërkohë, manjati australian po mendon mes shumë opsioneve mbi tryezë, që të shesë disa gazeta të grupit të tij në Britani, si “Sun”, “Times” dhe “Sunday Times”.
Këtë e bën të ditur “Wall Street Journal”, një nga “fëmijët” e Murdoch në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, presidenti i Komisionit të Tregtisë në Senatin amerikan, demokrati Jay Rockfeller ka kërkuar zhvillimin e një hetimi edhe në Amerikë.
Rockfeller dyshon se grupi mediatik i australianit ka përgjuar edhe familjarët e viktimave të 11 shtatorit.
Top Channel