Afganistan, guvernatori i shpëton atentatit

13/07/2011 11:45

Nga shperthimi i një bombë që ka ndodhur në Afganistanin jugor janë
plagosur dy persona deri sa thuhet se në shënjestër ishte një autokolonë
e guvernatori afgan, i cili ishte duke udhëtuar për të marrë pjesë në
funeralin e vëllait të presidentit Hamid Karzai.

Zyrtarët afganë thonë se guvernatori i provincës Helmand, Gulab Mangal dhe shefi provincial i inteligjencës shpëtuan pa u lenduar nga sulmi në qytetin Kandahar.

Bëhet e ditur se në varrimin e vëllait të presidenti Karzai, kanë marrë pjesë mijëra njerëz.

Top Channel