Rusi, Moska dyfishohet

12/07/2011 14:56

Moska do të dyfishohet dhe do të bëhet qyteti i shtatë më i madh në botë.

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus, Serghiei Sobianin dhe guvernatori i rajonit Boris Gromov, kanë firmosur një marrëveshje për t’i shtuar Moskës edhe 1440 kilometra katrorë.

Në këtë mënyrë qyteti do të zgjerohet 2.4 herë, nga 1070 në 2510 kilometra katrorë, duke u ngjitur nga vendi i 31-të në vendin e 7-të për nga madhësia.

Qyteti më i madh në botë është Sidnej, në Australi, me 12 mijë kilometra katrorë, i ndjekur nga Kinshasa, në Kongo dhe Buenos Aires në Argjentinë.

Top Channel