Libi, kryeministri: Negociata pa kushte

12/07/2011 15:55

“Jemi të gatshëm për të negociuar pa kushte”. Kështu është shprehur në një intervistë të publikuar në “Le Figaro” kryeministri libian, Baghdadi al-Mahmoudi.

“Duam thjesht të ndalen bombardimet që të mund të diskutohet në një klimë të qetë. Nuk mund të flasim nën bomba”, theksoi ai.

Kreu i qeverisë libiane shton se nuk ka asnjë vështirësi që të flasë me eksponentë të kryengritësve.

“Njihemi shumë mirë, disa ishin edhe në qeveri jo shumë kohë më parë”, thekson Al-Mahmoudi.

Top Channel