Kancelarja gjermane në Kenia

12/07/2011 15:30

Ka mbërritur në Kenia kancelarja gjermane Angela Merkel ku ka arritur një rezultat të parë domethënës: hapja në Nairobi e një zyre kontakti që do kujdeset për interesat e ekonomisë gjermane në vendin afrikan.

Kjo është ndalesa e parë e udhëtimit të saj afrikan prej katër ditësh që do ta çojë më pas në Angola dhe Nigeri.

Gjermani dhe Kenia kanë si synim përforcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftimin së bashku të korrupsionit që ka përfshirë Nairobin.

Top Channel