Chris Brown ndryshon deklaratën dhe pranon akuzën për sulm, producenti muzikor kërkon drejtësi pas incidentit në klub CIA përdori një program vaksinash falso në qytetin pakistanez të
Abotabadit, në përpjekje për të marrë një kampion ADN-je nga anëtarët e
familjes së Osama bin Laden.
Gazeta prestigjoze “The Guardian” thotë se agjentë të CIA-s rekrutuan një doktor pakistanez për të organizuar planin e vaksinimit.
CIA ka refuzuar ta komentojë lajmin, që vjen në dritë në një moment kur tensionet mes Islamabadit dhe Uashingtonit janë rritur.
Kreu i Al Kaedës u vra më 2 maj nga komandot amerikanë në kompleksin e tij rezidencial në Abotabad.
Që atëherë marrëdhëniet mes Pakistanit dhe SHBA janë tensionuar për shkak të dyshimeve të Uashingtonit se si njeriu më i kërkuar i planetit jetonte i qetë prej vitesh në një qytezë aq pranë Islamabadit.
Në kuadër të parapërgatitjeve të operacionit blic, agjentët e CIA-s rekrutuan doktorin Shakil Afridi për të organizuar vaksinimin në Abotabad, ku dyshohej se kryeterroristi fshihej.
Top Channel