Bangladesh, rrëzohet kamioni, vdesin 40 fëmijë

11/07/2011 13:35

Të paktën 40 nxënës kanë vdekur në një aksident rrugor pranë Chittagong, në jug të Bangladeshit.

Viktimat janë të moshës 8 deri në 12 vjec dhe po udhetonin me një kamion që doli jashtë rrugës dhe përfundoi në një kanal.

Sipas informacioneve të fundit ka ende fëmijë që nuk janë nxjerrë dhe janë dërguar në spital. Kjo është tragjedia më e rëndë e ditëve të fundit në një vend të trazuar si Bangladeshi.

Top Channel