Itali, aksident i rëndë automobilistik

10/07/2011 11:45

Një aksident automobilistik ka shkaktuar 1 viktimë dhe 3 persona të plagosur në mëngjesin e sotëm në Romë.

Një taksi është përplasur me një makinë dhe një nga pasagjerët e taksisë ka humbur jetën ndërsa dy pasagjerët e tjerë janë plagosur së bashku me taksistin.

Nuk dihen ende rrethanat e incidentit.

 

Top Channel