Egjipti s’gjen paqe

10/07/2011 18:05

Sheshi “Tahrir” në qendër të Kajros, që ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak në Egjipt, vazhdon të qendrojë i mbushur me protestues.

Mijëra persona u grumbulluan sërish ditën e sotme për të kërkuar rinisjen e menjëhershme të reformave për demokratizimin e jetës politiko-ekonomike të vendit.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu edhe gjykimin e të gjithë efektivave të sigurisë të cilët gjatë protestave të fillim-vitit ushtruan dhunë ndaj manifestuesve.

Megjithë premtimet e kryeministrit, Essam Sharaf, protestuesit thonë se nuk do të braktisin sheshin pa plotësimin e kërkesave të tyre.

Top Channel