Vdes ish-Zonja e Parë, Betty Ford

09/07/2011 02:30

Vdiq në moshën 93 vjecare ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Betty Ford.

Betty Ford, ishte për 58 vjet me radhë bashkëshortja e ish-presidentit Gerald Ford, i cili vdiq në vitin 2006. Ajo vdiq në Kaliforni ku ishte transferuar fill pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Ish-Zonja e Parë konsiderohet si një ndër figurat më karizmatike që kanë qendruar në krah të bashkëshortit të tyre president. Ajo u bë e famshme në vitet ’80 për qendrimet e forta lidhur me problemet sociale dhe për hapjen e qendrës së rehabilitimit për të droguar dhe të alkolizuar, Betty Ford Center.

Top Channel