Spanjë, socialistët kandidojnë Rubalcaba-n

09/07/2011 20:45

Do të jetë Alfredo Perez Rubalcaba, kandidati i socialistëve spanjollë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm kundër liderit të Partisë Popullore, Mariano Rajoy.

Kandidati ka deklaruar se në rast se zgjedhjesh “do u kërkoj bankave të caktojnë një pjesë të fitimeve të tyre për krijimin e punësimit” dhe në kuadër të politikës fiskale ka folur për një “taksë mbi trashëgiminë”.

Ndër temat e tjera, edhe nevoja e një reforme të sistemit elektoral dhe sipas tij, modeli gjerman është ai perfekti.

Top Channel