Siri, shtatë persona të vrarë në Damask

09/07/2011 20:20

Në Siri vazhdon shtypja e përgjakshme e protestave kundër presidentit Assad.

Në më pak se 24 orë nga manifestimet që i kushtuan jetën 15 personave, shtatë civilë të tjerë janë vrarë në periferi të Damaskut.

Sipas televizionit satelitor al-Arabiya, të shtatë janë goditur nga forcat e sigurisë siriane gjatë funeraleve që po zhvilloheshin për viktimat e djeshme.

Top Channel