SHBA-Siri, Ambasadori takon protestuesit

09/07/2011 12:00

Marredheniet e Shteteve te Bashkuara dhe Sirise jane acaruar pas vizites
se ambasadorit amerikan, Robert Ford në qytetin verior sirian Hama,
qendër e protestave kunder regjimit te Bashar al Asadit.

Departamenti i Shtetit e cilësoi plotësisht absurde akuzën e Sirisë se ambasadori Ford po përpiqej të nxiste dhunë anti-qeveritare. Sipas DASH, ford ndaloi ne kete qytet per te treguar solidaritetin me popullin sirian dhe protestuesit, me te cilet u takua miqesisht. Diplomati amerikan u prit me brohoritje entuziaste dhe lule gjatë vizitës dhe ky episod që u përcoll në masë përmes faqes elektronike YouTube, duket ka revoltuar autoritetet siriane.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Sirisë thekson se i dërguari amerikan mobilizoi ata që ministria i cilëson si ‘sabotatorë’ për të kryer akte dhune. Autoritetet siriane e cilësuan këtë vizitë si një ‘provë më të mirë’ të rolit amerikan në trazirat qe kane mberthyer vendin qe prej muajit mars.

Eksperti i zhvillimeve në Siri, David Shenker pranë Institutit për Politikat e Lindjes së Mesme me seli në Uashington, thotë se vizita e zotit Ford ishte sinjali i parë i qartë i administratës Obama se mbështet lëvizjen e protestave në këtë vend. Por sipas tij, nje hap i tille kërkon ndjekjen e një politike më të ashpër ndaj qeverisë Bashar al-Asad. Mijera vete dolen serish ne protesta kunder tij te premten dhe sipas raporteve ne media, te pakten 14 demonstrues jane vrare nga forcat e rendit qe hapen zjarr mbi turmen. Departamenti i shtetit ka thirrur sakaq ambasadorin e Sirise ne ëashington pas njoftimeve se diplomate siriane kane filmuar nje proteste paqesore ne shtetet e bashkuara pro-tubuesve kunder regjimit te Asadit.

Zyrtaret amerikane po hetojne raportet se ne baze te ketrye filmimeve, Damasku mund te kete marre masa kunder te familjareve te ketyre protestuesve ne Siri.

Top Channel