Qipro, Turqia: Referendum në 2012-n

09/07/2011 15:35

Turqia shpreson që referendumi mbi bashkimin e Qipros të mund të mbahet në 2012-n.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogolu sot në një vizitë në enklavat turko-qipriote në veri të ishullit.

“Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje për problemin qipriot brenda fundit të vitit dhe që mund të mbahet një referendum në muajt e parë të 2012-s, në mënyrë të tillë që Qipro mund të marrë presidencën e BE-së si një shtet i ri që përfaqëson të gjithë ishullin”, është shprehur Davutoglu.

Top Channel