Meksikë, masakër e trafikantëve, 17 viktima

09/07/2011 11:15

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj klientëve dhe stafit të një bari në Monterrej të Meksikës.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave personat e armatosur hynë me forcë në lokal në orët e vona të së premtes.

Monterrej, në veri-lindje të Meksikës, ka qenë skenë e luftërave të përgjakshme mes karteleve të drogës për vite me radhë.

Mbi 34 mijë persona janë vrarë në katër vitet e fundit në Meksikë, që kur presidenti Kalderon futi ushtrinë kundër organizatave kriminale.

Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay deklaroi gjatë një vizite të premten në Meksikë, se është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin e krimeve të dhunshme në disa pjesë të vendit.

Top Channel