Malajzi, policia arreston 440 persona

09/07/2011 09:15

Policia malajziane ka arrestuar mbi 440 persona pasi u përpoqën të mblidheshin për një protestë të paautorizuar në kryeqytetin Kuala Lumpur.

Aktivistët e opozitës po përpiqeshin të mblidhnin mbështetësit për një miting, ku do të kërkohej reforma elektorale.

Policia tha se mitingu ishte ilegal dhe se do të bënte cdo gjë që kishte mundësi për të ruajtur rendin në kryeqytet.

Rrugët kryesore të Kuala Lumpurit u bllokuan dhe transporti publik u ndërpre nga mesnata e së premtes.

Forcat e policisë, të armatosura me shkopinj gome dhe mburoja u vendosën nëpër qytet, ndërkohë që në mbështetje të tyre ishin vënë kamionë me pompa uji për të shpërndarë turmën.

Top Channel