Libi, NATO: Shkatërrohen baza e raketave

09/07/2011 19:15

Një bateri me raketa, e fshehur nga forcat libiane në ndërtesat civile, është shkatërruar nga NATO.

Sipas Aleancës, bateria e raketave përdorej nga milicitë për të goditur portin e Misuratas.

NATO ka vendosur të vijojë me bombardimet kundër ndërtesave të një ferme në afërsi të Tawurgha, në jug të Misurata, pasi ka marrë konfirmime se përdoreshin për të fshehur armatimet.

Top Channel