Kongo, rrëzohet avioni, mbi 50 viktima

09/07/2011 00:25

Një avion Boing 727 pasagjerësh me 112 persona në bord u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej në aeroportin ndërkombëtar të Kisanganit në Republikën Demokratike të Kongos.

Të pakten 50 persona kanë humbur jetën dhe po kaq kanë mbetur të gjallë.  Avioni i Kompanise kongoleze Heva Bora u përpoq të ulej në mot te keq.

Kompania Heva Bora është një kompani private kongoleze e cila kryen fluturime nga Kinshasa në qytetin qendror te Kisanganit dhe destinacione të tjerë.

Kjo kompani është në listën e zezë të Bashkimit Europian sa i takon cështjes së sigurisë. Por jo vetëm, sic raporton BBC, të gjitha kompanite ajrore të certifikuara nga autoritetet e Kongos janë të renditura në këtë listë.

Top Channel