Kabul, agjenti afgan vret dy marinsa

09/07/2011 14:20

Një anëtar i shërbimeve afgane të inteligjencës, NDS, ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë në veri të Afganistanit.

Agjenti afgan, që në momentin e krimit nuk ishte në detyrë, u vra nga disa ushtarë të tjerë që iu përgjigjën zjarrit.

Ushtarët po shoqëronin grupin e një kompanie ndërtimi, kur papritur u ndaluan nga oficeri i shërbimeve sekrete.

Fillimisht ushtarët dhe oficeri kanë shkëmbyer replika, ndërsa më pas ai u ka kërkuar të largojnë makinën e tyre nga një urë, për të hapur zjarr vetëm pak caste më pas.

Ushtarë dhe policë afganë kanë qëlluar edhe më parë trupat e NATO-s, por kjo është hera e parë që ata qëllohen nga një anëtar i NDS-së.

Nga mediat ndërkombëtare mësohet se agjenti në fjalë ishte truproja e numrit dy të shërbimeve sekrete të Afganistanit.

Top Channel