Jemen, një oficer dhe dy ushtarë të vrarë

09/07/2011 18:40

Një oficer dhe dy ushtarë të ushtrisë jemenite janë vrarë në një pritë në veri të Aden, në jug të Jemenit.

Sipas një burimi ushtarak, snajperët janë dy persona të armatosur, të paidentifikuar.

Sulmuesit kanë hapur zjarr kundër një mjeti ushtarak në fshat të Thalaet, në perëndim të Daleh, duke vrarë komandatin dhe dy ushtarë.

Disa dëshmitarë bëjnë të ditur se edhe dy civilë janë plagosur.

Top Channel