Japoni, 10 vjet për të dezinfektuar Fukushimën

09/07/2011 21:15

Kryeministri japonez, Naoto Kan ka deklaruar se dezinfektimi i impiantit bërthamor të Fukushimës do të marrë 10 vjet.

Ai ka prezantuar për herë të parë një plan afatgjatë për këto lloj operacionesh.

Pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit, sistemet e ftohjes së centralit bërthamor të Fukushimës u dëmtuan, duke lejuar një shkrirje të reaktorit të tretë dhe duke shkaktuar një prej katastrofave më të mëdha bërthamore civile.

Top Channel