Irani teston dy raketa në oqeanin Indian

09/07/2011 13:25

Ushtarët e Gardës Revolucionare në Iran kanë qëlluar sot dy raketa me
reze të gjatë veprimi ndaj disa objektivave në oqeanin Indian.

Qëllimi i raketave është bërë gjatë një stërvitjeje të kryer në muajin shkurt, por të raportuar vetëm sot nga agjencia e lajmeve “Fars”.

Kjo e fundit i referohet komandantit të Gardës Revolucionare për sektorin ajror, Amir Ali Hajizadeh.

Irani ka zhvilluar së fundmi shumë teste të raketave, edhe me rreze të shkurtër veprimi, si dhe të tipit tokë-ajër, duke zemëruar Perëndimin.

Top Channel