Gjermani, Merkel rikandidon në 2013

09/07/2011 12:30

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do të rikandidojë për
një mandat të tretë në zgjedhjet legjislative të vitit 2013.

“Shpresoj se socialdemokratët e SPD-së do të më propozojnë një kundërshtar në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Merkel në një televizion.

E zgjedhur në vitin 2005 dhe e rikonfirmuar në 2009-ën, kancelarja sipas sondazheve është mbrapa kandidatëve të tjerë të mundshëm socialdemokratë.

Megjithatë, ajo thotë se nuk ndihet aspak e shqetësuar. “Kur të fillojë fushata elektorale, do të angazhohem me entuziazëm”, është shprehur Merkel.

Top Channel