“News of the World” dyfishon tirazhin

09/07/2011 18:55

“News of the World” dyfishon tirazhin me 5 milionë kopje për numrin e fundit të nesërm.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Press Association burime nga redaksia.

Sipas thashethemeve, numri i nesërm në mbrëmje do jetë pjesërisht festiv dhe do të nxjerrë ekskluzive dhe fushatat më të njohura të kryera nga e përjavshmja mes të cilave edhe e ashtuquajtura “Sarah’s Law” kundër pedofilisë.

Manjati Rupert Murdoch ka deklaruar se mbyllja e “News of the world” ka qenë një vendim kolektiv.

Top Channel