Strauss Kahn, hetime për denoncimin e dytë

08/07/2011 14:45

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim paraprak pas denoncimit për
tentativë dhunimi të bërë pak ditë më parë nga gazetarja franceze
Tristane Banon, kundër Dominique Strauss Kahn.

Lajmin e bën të ditur agjencia franceze “AFP”, e cila citon burime pranë organeve të drejtësisë.

Pas javësh të tëra njoftimesh dhe dyshimesh, gazetarja denoncoi ish-drejtorin e përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar më 4 korrik.

Banon, njëkohësisht shkrimtare e njohur, deklaron se ka qenë viktimë e një tentative dhunimi nga ana e Strauss Kahn në shkurt të vitit 2003.

Top Channel