Stafi i “NoW”: Të shokuar nga vendimi

08/07/2011 08:55

Stafi i “News of the World” ka mbetur i tronditur nga lajmi se edicioni i së dielës do të jetë i fundit për gazetën më të madhe britanike.

Redaktori i saj politik, David Wooding ka deklaruar se mbyllja vjen si një “bombë” për të dhe të gjithë stafin.

Tabloidi 168-vjecar akuzohet se ka përgjuar në mënyrë pirate telefonat e viktimave të krimeve, atentateve terroriste, si dhe të aktorëve dhe politikanëve.

Deri tani, policia ka identifikuar 4 mijë objektiva të mundshëm. “The Guardian” raporton se Andy Coulson, ish-drejtori i zyrës së shtypit të kryeministrit David Cameron dhe ish-redaktor i “NoW”, do të arrestohet.

Dyshohet se ai ka qenë në dijeni, ose i përfshirë në mënyrë direkte, në përgjimin ilegal të telefonavë gjatë kohës që ka qenë redaktor. Nga ana e tij, Coulson i mohon këto akuza.

Top Channel