SHBA, vret 7 persona dhe më pas veten

08/07/2011 10:35

Një person i dyshuar se ka qëlluar për vdekje shtatë persona në shtetin amerikan të Miciganit ka vrarë veten.

Vdekja e personit në fjalë, i identifikuar si Rodrick Shonte Dantzler, 34 vjec, i dha fund një gjuetie 8-orëshe të policisë për kapjen e tij.

Mes personave të vrarë, pesë të rritur dhe dy fëmijë, janë edhe e bija e autorit, si dhe ish-e dashura e tij, bën të ditur policia lokale.

Dantzler e kishte përfshirë policinë në një ndjekje të shpejtë në Grand Rapids, para se të merrte pengjet në një apartament.

Shefi i policisë së Grand Rapids, Kevin Belk tha se ndihet i zhgënjyer nga rezultati i negocimit.

Top Channel