Përgjimet, Cameron: Jemi të tronditur

08/07/2011 11:45

“I gjithë vendi është i tronditur nga skandali i përgjimeve dhe ne do t’i shkojmë kësaj cështjeje deri në fund”. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik David Cameron në një konferencë për shtyp në Downing Street.

Kryeministri ka njoftuar nisjen e një hetimi publik, të drejtuar nga një prokuror, që përfshin jo vetëm shtypin, por edhe policinë e politikën.

“Ky skandal është i neveritshëm”, ka deklaruar Cameron, një ditë pas njoftimit për mbylljen e gazetës së përfolur “News of the World”.

Kjo e fundit dyshohet se përmes një detektivi privat ka përgjuar mesazhet telefonike të një adoleshenteje të vrarë, si dhe të familjarëve të viktimave të atentateve të 7 korrikut në Londër.

Gjithashtu, në hetim mund të përfshihet edhe zëdhënësi i Cameron, dikur redaktor në “NoW”, si person në dijeni për përgjimet.

Top Channel