Evropë, kriza ekonomike shton vetëvrasjet

08/07/2011 09:45

Është “pothuajse e sigurtë” se kriza financiare ka cuar në rritjen e numrit të vetëvrasjeve në Evropë.

Analizat e kryera nga ekspertë amerikanë dhe britanikë të shëndetësisë tregojnë një rritje të vetëvrasjeve nga viti 2007 në 2009, mes personave në moshë që punojnë.

Rritja varion nga 5 në 17 për qind për personat nën 65 vjec, pas një periudhe që kishte regjistruar rënie të vetëvrasjeve.

Studiuesit kanë deklaruar se investimet në sistemet e mirëqënies kanë qenë deri më sot elementi kyc në mbajtjen e ulët të numrit të vetëvrasjeve.

Në vecanti ata kanë argumentuar se mbështetja e njerëzve për tkhimin në punë dhe hartimi i programeve për të shmangur humbjen e punës është më e rëndësishme se dhënia e përfitimeve.

Grupi i ekspertëve ka përdorur të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të krahasuar shifrat e vetëvrasjeve në 10 vende të botës.

Top Channel