Britani, skandali i përgjimeve, arrestimet e para

08/07/2011 00:00

Skandali i përgjimeve që ka përfshirë gazetën më të shitur në Britaninë e Madhe, News of the World, sjell arrestimet e para.

Sipas tabloidit britanik, The Guardian, zëdhënësi i James Cameron, kryeministrit britanik, Andy Coulson do t’i caktohet masa e arrestit ditën e sotme.

Ai dyshohet se ka qenë në dijeni dhe i përfshirë në përgjimet telefonike gjatë periudhës kur drejtonte gazetën e Murdoch. Guardian shkruan se në pranga do të përfundojë edhe një gazetar, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Ndërkohë, skandali që e ka përfshirë News of the World do të cojë në mbylljen e saj. Gazeta njoftoi se ditën e dielë, më datë 10 korrik do të publikojë numrin e fundit.

Top Channel