Britani, hetim ndaj NoW

08/07/2011 01:40

Qeveria britanike premton një betejë të fortë ligjore për rastin e skandalit të përgjimeve nga ana e gazetës Neës of the World.

“Do të zhvillohet një hetim rigoroz që do të cojë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e skandalit. Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para gjykatës”, deklaroi një zëdhënës i kryeministrit britanik, David Cameron.

Zëdhënësi tha se Cameron është i angazhuar personalisht për hapjen e një hetimi që do të ndalojë që në të ardhmen të ripërsëritet një skandal i tillë.

Top Channel