Tragjedi në Hollandë
07/07/2011 14:40
Një pjesë e stadiumit në rikonstruksion të Twente-s, në Enschede të Hollandës, është shembur duke shkaktuar 2 viktima dhe 12 të plagosur.
Sipas ‘De Telegraaf’, pjesa e stadiumit që po i nënshtrohej një shtese është rrëzuar duke zënë poshtë disa punëtorë dhe mendohet se numri i të lënduarve mund të rritet.
Incidenti ka ndodhur rreth mesditës së sotme.
Top Channel