Tërmet në Zelandë, alarm tsunami

07/07/2011 00:10

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 në Oqeanin Paqësor ka shkaktuar gjendje alarmi për tsunami në Zelandën e Re.

Sipas Institutit Gjeofizik amerikan, epiqendra e lëkundjeve sizmike u regjistrua 48 kilometra në distancë nga ishujt Kermabec në një thellësi prej 211 kilometra.

Njoftohet se një dallgë jonormale është krijuar pas rënies së tërmetit pak kilometra larg ishujve të Zelandës së Re.

Autoritetet dhanë alarmin dhe paralajmëruan popullsinë se tsunami mund të jetë shkatërrues në brigjet pranë epiqendrës së tërmetit.

Top Channel