Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur Prokurori që po heton procesin për tentativë dhune seksuale ndaj ish-kreut të FMN Dominique Strauss Kahn ka refuzuar thirrjet për t’u tërhequr nga cështja.
Avokatët e viktimës së prezumuar të agresionit akuzuan prokurorin e Manhatanit Cyrus Vance se ka minuar procesin duke lëshuar informacione të dëmshme për klienten e tyre.
Por një zëdhënëse e prokurorit ka deklaruar se këto deklarata janë tërësisht të pabaza.
Ndërkohë, avokatët e Strauss Kahn kanë mohuar zërat se janë në negociata për të siguruar faljen e ish-kreut të FMN-së.
“Zoti Strauss Kahn nuk do të vetëshpallet fajtor për asgjë”, ka deklaruar avokati William Taylor për gazetën “New York Times” pas një takimi me prokurorët e cështjes.
Ish-shefi i FMN-së mohon akuzat për agresion seksual ndaj kamarieres së një hoteli të Nju Jorkut më 14 maj dhe së fundmi u lirua nga arresti i shtëpisë.
Top Channel