OKB, alarm për gjendjen e grave

07/07/2011 02:00

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë alarmin për gjendjen në të cilën ndodhen gratë në botë.

Alarmi është dhënë nga ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachellet e cila tashmë udhëheq agjencinë e OKB-së për të drejtat e grave.

Bachelet tha se gratë në shumë vende po diskriminohen gjithnjë e më shumë. Ajo shtoi se në disa vende, përdhunimi është përdorur edhe si mjet lufte për të transmetuar virusin HIV tek popullsia civile.

Top Channel