Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur Këtë të djelë numri i “News of the World” do të jetë i fundit për gazetën prestigjoze, e cila do të mbyllet për shkak të përfshirjes në skandalin e përgjimeve.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kompanisë News International, James Murdoch, i biri i manjatit australian të mediave, Rupert.
Në ditët e fundit kanë qarkulluar zëra se gazeta kishte autorizuar një përgjim pirat të celularit të vajzës adoleshente të vrarë Milly Dowler dhe të familjarëve të viktimave të atentateve të 7 korrikut në Londër.
Zoti Murdoch ka deklaruar se fitimet që do të vijnë nga edicioni i fundit i gazetës do të shkojnë për një kauzë të mirë.
Nga ana e saj, qeveria britanike, kryeministri i të cilës njoftoi zhvillimin e një hetimi mbi të përjavshmen, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë vendim.
“News of the World”, që qarkullon në treg prej 168 vjetësh, është gazeta më e madhe dhe më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe është e famshme për skupet e saj mbi figurat e njohura.
Në numrin e fundit që do të dalë këtë fundjavë, në gazetë nuk do të ketë reklama, hapësira e të cilave do të vihet në shërbim të bamirësisë.
Ndërkohë, News International ka refuzuar të komentojë zërat se tabloidi në pronësi të saj, “The Sun”, mund të bëhet një gazetë e përditshme.
Top Channel