Kamikazët, bombat në trup

07/07/2011 11:30

Sa me shume forcohen masat e sigurise ne aeroporte, aq me shume
terroristet vrasin mendjen per ndonje menyre te re te kalimit te
eksploziveve pa u diktuar nga policia.

Per te genjyer skaneret dhe agjentet e sigurise, ata mund te perdorin edhe metoda ekstreme paralajmeron zedhenesi i administrates amerikane per sigurine e transportit Nicholas Kimball. Dhe me e fundit prej tyre eshte vendosja e dispozitiveve shperthyes brenda ne trup nepermjet nderhyrjeve kirurgjikale. Ky paralajmerim i autoriteteve amerikane i drejtohet te gjitha kompanive ajrore ne Shtetet e Bashkuara.

Skaneret ne aeroporte mund te diktojne eksplozivet, por jo ata qe jane implantuar nen lekure. Zedhenesi i shtepise se bardhe Jay Carney sqaroi se nuk behet fjale per ndonje kercenim te afert apo specifik. Por ne deklaraten e leshuar me kete rast nga autoritetet, thuhet se personat qe mberrijne ne Shtetet e Bashkuara nga vendet e tjera, mund te vene re nje shtim te procedurave te ekzaminimit si mase mbrojtese.

Ekspertet e sigurise e konsiderojne kete paralajmerim si rezultat te perpjekjeve te vazhdueshme te grupeve terroriste per te sulmuar shenjestren e preferuar: sistemin amerikan te aviacionit. Per fat te keq, nuk kemi te bejme aspak me science fiction, thone ata. Fakti eshte qe organizata te tilla, e sidomos al kaeda ne gadishullin arabik ka dale me ide nga me te ndryshmet per te maskuar sa me mire qe te jete e mundur lendet eksplozive.

Top Channel