BQE rrit normat e interesit

07/07/2011 16:20

Banka Qendrore Evropiane ka ngritur normat e interesit në 1.5 për qind nga 1.25 që ishin, në përpjekje për të zbutur inflacionin në 17 vendet anëtare të eurozonës.

Rritja pritej pasi presidenti i BQE-së, Jean Claude Trichet deklaroi muajin e kaluar se një lëvizje e tillë ishte më se e mundshme.

Pavarësisht problemeve me borxhin që kanë disa vende të eurozonës, BQE është e shqetësuar për zhvillimin e shpejtë të disa ekonomive, si ajo e Gjermanisë.

Aktualisht inflacioni në zonën euro është 2.7 për qind, sipër synimit të BQE-së që kërkonte ta mbante nën kuotën 2 për qind.

Muajin e kaluar Trichet tha se BQE do të mbikëqyrë rreptë inflacionin, që në tregjet financiare duket qartë se do të rritet.

Top Channel