Borxhi, Obama takim me republikanët

07/07/2011 17:20

Presidenti amerikan Barack Obama do të takohet me liderët e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të bisedimeve të reja për parandalimin e thellimit të deficitit.

Zoti Obama pritet të propozojë shkurtime në deficitin buxhetor të Shteteve të Bashkuara me 4 trilionë dollarë për një dekadë, por duke përmirësuar programet sociale.

Ndërkohë, rezistenca e republikanëve ndaj ngritjes së taksave mbi të ardhurat duket se është zbutur, thonë analistët.

Afati për ngritjen e tavanit të borxhit amerikan prej 14.3 trilionë dollarësh skadon më dy gushtin e ardhshëm.

Deficiti i borxhit vjetor në Shtetet e Bashkuara vlerësohet 1.5 trilionë dollarë dhe ka kapërcyer kufirin kombëtar të borxhit prej 14.3 trilionë.

Top Channel