Al Kaeda sulmon ushtarët, 10 të vdekur

07/07/2011 10:20

Të paktën 10 ushtarë jemenas kanë mbetur të vrarë në jug të vendit në një pritë të Al Kaedës.

Sipas një burimi ushtarak jemenas, luftëtarët islamikë kanë qëlluar me armë ndaj mjetit ku udhëtonin ushtarakët në Loder, pranë një fortese të Al Kaedës.

Sipas dëshmitarëve sulmuesit kanë ndaluar banorët që të merrnin trupat e ushtarëve, duke i lejuar që t’i jepnin ndihmën e parë vetëm shoferit, i cili mbeti i plagosur.

Top Channel