Turqi, Erdogan prezanton qeverinë e re

06/07/2011 16:10

Kryeministri turk Recep Taip Erdogan ka prezantuar sot qeverinë e re, fryt i fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë turke, sipas të cilave në kabinet janë rikonfirmuar ministri i Jashtëm dhe ai i Financave.

Por nga ana tjetër ka ardhur një ndryshim surprizë i ministrit të Brendshëm, si dhe i drejtuesit të dikasterit të Ekonomisë, saktësojnë burimet.

Mediat lokale shtojnë më tej se e vetmja ministre femër është Fatma Sahin, e caktuar për Ministrinë e sapokrijuar të Familjes dhe Politikave sociale.

Top Channel