Stuhi rëre mbi Arizona

06/07/2011 21:20

Një stuhi e fuqishme rëre është përplasur mbi Feniks të Arizonës, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin Sky Harbour dhe disa rrugë kryesore, për shkak të dukshmerisë së ulët.

Rëra, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik, shtyhej nga erëra që lëviznin me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Fuqia e tyre ka bërë që të shkëputen disa linja të tensionit të lartë, të cilat u fajësuan për blackout-et në zonë.

Mediat vendase e përshkruan stuhinë e rërës si historike, më e madhja e parë ndonjëherë në rajon, me një shtrirje prej gati 50 kilometrash.

Megjithatë nuk është fundi i botës, shkruan “Daily Mail”, thjesht fillimi i sezonit të musoneve në Arizona.

Të tilla fenomene, ndonëse në përmasa më të vogla, nuk janë dicka e pazakontë për shtetin jugperëndimor, sidomos në periudhën maj-shtator, ku i nxehti i madh dhe presioni i ulët shkakton të ashtuquajturat “habub”, apo stuhi si kjo e fundit.

Sado apokaliptike në pamje, stuhia e rërës nuk ka shkaktuar dëme apo shqetësime madhore për banoret e Feniksit.

Top Channel