Strauss Kahn kërkon tërheqjen e akuzave

06/07/2011 16:05

Në takimin që pritet të zhvillohet sot në Nju Jork me prokurorët, avokatët e ish-kreut të FMN-së, Dominique Strauss Kahn do të kërkojnë tërheqjen e akuzave për dhunë seksuale ndaj klientit të tyre.

Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, sipas të cilës avokatët e bazojnë kërkesën e tyre mbi zbulimin e palës së akuzës, se kamarierja që akuzon Strauss Kahn ka gënjyer si prokurorët, ashtu edhe jurinë.

Cështja e ngritur ndaj ish-kreut të FMN në Nju Jork po shkon drejt shkrirjes, për shkak të mosbesueshmërisë së kamarieres afrikane, e cila nga hetimet ka rezultuar e përfshirë në një trafik droge.

Por përvec kësaj, Kahn do të përballet me një padi tjetër, me akuza të ngjashme, këtë herë nga një shkrimtare dhe gazetare e njohur franceze.

Top Channel