KE, kritika të ashpra agjencive të kreditimit

06/07/2011 21:40

Komisioni Evropian ka kritikuar ashpër agjencitë ndërkombëtare të kreditimit, pas vlerësimit negativ të bërë nga Moody’s për Portugalinë.

Komisioni ka deklaruar se koha e degradimit ishte në dyshim dhe ngriti shqetësimin e një “sjelljeje të papërshtatshme” të agjencive në përgjithësi.

Më herët, ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis tha se veprimet e agjencive lidhur me krizën e borxhit kanë qenë “një marrëzi”.

Agjencitë e kreditimit kanë bërë vlerësime negative për Greqinë dhe Portugalinë edhe shumë herë të tjera. Tre agjencitë kryesore janë Standart&Poor’s, Moody’s Investors Service dhe Fithc.

Ministri gjerman i Financave tha në një konferencë për shtyp se ai donte të thyente fuqinë e këtyre agjencive dhe të kufizonte influencën e tyre.

Top Channel