Venezuela feston 200-vjetorin e pavarësisë

05/07/2011 14:25

Venezuela shënon 200-vjetorin e pavarësisë së saj nga Spanja, me
presidentin Hugo Chavez që është kthyer nga Kuba pas ndërhyrjes
kirurgjike.

Në rrugët e mbarë vendit po zhvillohen festa të shumta, ndërkohë që në kryeqytetin Karakas do të mbahet edhe një paradë ushtarake.

Presidenti Chavez, që bëri një kthim surprizë ditën e hënë, ka thënë se do ta ndjekë evenimentin nga pallati presidencial.

Kjo është një ditë e rëndësishme për Chavez, që thotë se heroi i pavarësisë Simon Bolivar është idhulli dhe frymëzimi i tij.

Presidenti u prit si një hero nga mbështetësit e tij me t’u kthyer në vend, pas qëndrimit pothuajse njëmujor në Kubë, ku takoi edhe miqtë e tij, vëllezërit Kastro.

Spekulime të shumta ka pasur nëse ai do të mund të ishte në gjendje të mirë shëndetësore për t’u kthyer në shtëpi në kohë për festën e pavarësisë.

Top Channel