Sudan, mbyten 200 emigrantë

05/07/2011 23:15

Të paktën 200 emigrantë kanë humbur jetën në Detin e Kuq, ndërsa përpiqeshin të mbërrinin në brigjet e Arabisë Saudite nga Sudani.

Shkaku i mbytjes është shpërthimi i flakëve në barkë. Lajmi është mësuar nga qendra e mediave e Sudanit, që citon burimet zyrtare, sipas të cilave, barka po transportonte emigrantët e paligjshëm drejt Arabisë Saudite.

Top Channel