SHBA feston 235-vjetorin e lindjes së kombit

05/07/2011 11:50

Spektakle ekstravagante fishekzjarresh ndezën qiejt mbi qytetet e mëdha
të Amerikës në diten e pavaresisë, përfshirë Nju Jorkun dhe Filadelfian,
ku 235 vjet me pare baballaret e kombit nënshkruan deklaratën e
pavarësisë nga Britania.

Në ditën e njohur si 4 Korriku, amerikanët festuan me parada, fishekzjarrë, piknike, lojra dhe koncerte. Mbarë Amerika veshi ngjyrat e saj të bukura të kuqe, të bardhë dhe blu që janë ngjyrat e flamurit amerikan. Në kryeqytetin,Uashington, mijëra njerëz u mblodhën në parkun kombëtar për shfaqjen e pervitshme me fishekzjarre dhe një koncert me artistë të njohur.

100 shtetas të rinj amerikanë bënë betimin në Mount Vernon në Virxhinia jo larg Uashingtonit, ku ka jetuar presidenti i parë i Amerikes, Xhorxh Uashington.

4 Korriku kremtohet si lindja e kombit, por eshte gjithashtu dita e lindjes se vajzes se madhe te presidentit Obama, Malias. Asaj iu desh t’i ndante prinderit me qindra persona te tjere, pasi Shefi i Shtepise se bardhe dhe bashkeshortja Mishel, shtruan nje darke per pjesetare te ushtrise dhe familjet e tyre, te shoqeruar me pas nga nje koncert. Presidenti vete eshte duke iu afruar nje ditelindjeje qe shenon nje gur kilometrik per te; obama ne 4 gusht mbush 50 vjec.

Top Channel